Maqedoni

Nga mesnata ulje simbolike e çmimit të dizelit

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,38 % në raport me vendimin e datës 8.4.2024.

Nga data 16.4.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 86,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 77,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 44,302 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l.