Maqedoni

Osmani: Vota juaj është investim për të ardhmen

Shpërndaje

“Po shoh aq fytyra të vendosura mes jush që janë të gatshëm që të hapin një kapitull të ri të historisë së lavdishme të popullit tonë dhe popujve në vendi tonë të përbashkët”. Kështu e ka nisur fjalimin e tij sonte para kumanovarëve kandidati për President nga Fronti Europian Bujar Osmani.

“Për disa ditë ju do të vendosni a jemi për integrim, a jemi për izolim. Ky është vendimi që ju me dorën tuaj duhet ta merrni. Por, vota e juaj nuk është vetëm zgjedhje e njëhershme. Është një investim për të ardhmen. Është një investim që do të ndërton një mur karshi këtij nacionalizmi hakmarrës, që për disa ditë mund të instalohet në vendin tonë”, tha Osmani.

Osmani u zotua se do të përkushtohet për të ndërtuar një shtet ku secili fëmijë mund të ëndërrojë pa kufij.