Ky është vendimi i Gjykatës për Akil Gjakovën
Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Akil Gjakovës, i dyshuar për vepër penale dhuna në familje. Atij i është caktuar masa e ndalimit. Gjakova sipas vendimit e ka të ndaluar t’i afrohet vendit ku banon gruaja e tij.
“Të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që të njëjtit i është ndaluar për t’iu afruar vendit ku e dëmtuara banon si dhe vetë të dëmtuarës, në distancë prej pesëdhjetë (50) metra, e në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga ana e të pandehurit, gjykata ndaj të njëjtit do të caktoj masën e paraburgimit. Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund t’a dënojë personin e mbrojtur me gjobë“, thuhet në njoftim.
Gruaja e xhudistit, Akil Gjakova Suela Muminovci-Gjakova dje bërë kërkesë për urdhër mbrojtje. Në kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj Akil Gjakovës, bëhet me dije se i pandehuri nga korriku i 2023-ës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike. Viktima e gjakosur thuhet se është parë edhe nga fëmija i tyre.
“Që nga dt.30 Korrik 2023, e në vazhdimësi, kryesi dhunës fillimisht ka fillu të përdorë dhunë të hatashme fizike, dhe psikike duke i shkaktu dem edhe të miturit, pasi që i mituri në atë gjendje të gjakosur e ka pa nënën e tij”, bëhet me dije në kërkesën që Insajderi ka siguruar.
Ndërkohë që dhuna fizike e psikike vazhdonte, më 13 prill të këtij viti, xhudisti Akil Gjakova bëhet me dije se ia ka ndalur bashkëshortes dhe djalit të tyre hyrjen e shtëpisë. Përveç kësaj ka pasur edhe dhunë ekonomike; ku palës së dëmtuar në këtë rast Suela detyrohet të kujdeset vet për të miturin. Për të mos mjaftuar kjo, viktima dhunohet, shahet e ofendohet edhe përmes komunikimeve në telefon
“Përpos dhunës fizike i njëjti gjatë gjithë kohës i bën dhunë psikike dhe dhunë ekonomike ku pala e mbrojtur i duhet vet të kujdeset për të miturin, ku në fund e largon nga shtëpia duke e ditur se e njëjta është e pa punë dhe shtëpi, dhe se nëpërmjet komunikimeve telefonike gjithë kohën e ofendon, duke e sjellë në një gjendje të rendë psikike”.
Më këtë, Akil Gjakova ngarkohet me veprën penale “dhunë në familje”. Andaj, viktima përmes avokates së saj, Aurora Mulhaxha ka bërë kërkesën për urdhër mbrojtës.
“Për shkak se i njëjti që nga dt.30.07.2023 e deri më 17.04.2024, ka kryer dhunë familjare, ndaj bashkëshortes së tij Suela Muminovic, ashtu që i caktohet masa mbrojtëse ku kryesit të dhunës i ndalohet: -T’i ndalohet kryesit të dhunës në familje, afrimi i palës së mbrojtur dhe personave me të cilët pala e mbrojtur lidhje familjare në shtëpi, rrugë, qytet dhe ne vende të punës, sipas nenit 5 par1 dhe 2 t MDHF-se”, thuhet në kërkesë e siguruar nga Insajderi.
“Ta shqetësoj, ofendoj përulë dhe godas, kërcënoj, sulmoj fizikisht, ndjek, përcjell, shkatërrojë apo kërcënoj pronën personale, mbaj nën vëzhgim, bllokoj lëvizjen sipas nenit 6.1 te LMDHF-se”. Avokatja me kërkesë së palës së dëmtuar, ka kërkuar që kujdestaria e fëmijët t’i takojë përkohësisht nënës.
“Kujdestaria e fëmijës së përbashkët M. Gjakova, i lindur me 29.04.2024, t’i besohet përkohësisht nënës Suela, sipas normës se nenit 6.2 lidhur me nenin 3.6 te LMDHF-se”, bëhet me dije në kërkesë.
“Obligohet Policia e Kosovës, stacioni policor ne Peje, palën e mbrojtur ta shoqëroj, mbikëqyr gjatë marrjes së sendeve të veta personale dhe te djalit të mitur sipas nenit 8 par 1 dhe 2 te LMDHF-se. Të urdhërohet kryesi i dhunës në emër të alimentacionit për fëmijën e përbashkët të paguaj shumën prej 500 euro, sipas nenit 11 par1 pika1.3 te LMDHF“, thuhet në kërkesë.
Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht lidhur me denoncimin që gruaja e Akil GJakovës kishte bërë ndaj tij. Ai fillimisht ishte arratisur. U shpall në kërkim nga Policia. Pas një dite u dorëzua në Polici.