MaqedoniTop Lajme

Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president nevojiten 362.864 vota

Shpërndaje

Në vend sot mabhet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të prëcaktohen për njlrin prej dy kandidatëve për shef të shtetit – Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët fituan më së shumti vota në rrethin e parë më 24 prill.

Për Siljanovska Davkovën votua 363.085 votues, ndërsa për Pendarovskin 180.499, që ishte e pamjaftueshme për zgjedhje të presidentit.

Në rrethin e dytë të votimit do të zgjedhet kandidati i cili do të fitojë shumicën e votave, nëse në vendvotime dalin mbi 40 për qind të votuesve të regjistruar, përkatësosht 725.727 votues, siç është paraparë në Kodin zgjedhor, ndërsa për të votuan 362.864 votues.
Nëse edhe në rrethine dytë të zgjedhjeve asnjëri prej dy kandidatëve nuk fiton numrin e nevojshëm të votave, përsëritet e tërë procedura zgjehdore.

Presidenti i Republikës zgjedhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për kohë prej pesë viteve. për president të Republikës personi i njejtë mund të zgjedhet më të shumti dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për president të Republikës mund të zgjedhet personi i cili në ditën e zgjehdjeve ka mbushur së paku 40 vite. Për president nuk mund të zgjedhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i RMV-së së paku dhjetë vite në 15 vitet e fundit. Zgjedhja për president të Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak.