RajoniTop Lajme

Avokati: Rama, burrë shteti në mes të Athinës! Heqja e ligjit të luftës zhbllokon pasuritë e shqiptarëve në Greqi

Shpërndaje

Avokati Idajet Beqiri thotë se kryeministri Edi Rama u soll si një burrë shteti në mes të Athinës, me fjalimin që mbajti përpara komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në shtetin grek.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Beqiri u shpreh se heqja e ligjit të luftës, do të zhbllokonte pasuritë e shqiptarëve në Greqi.

“Ligji i luftës u vendos nga Greqia për një qëllim madhor për ta. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ata bënë shpërngulje masive të çamëve nga tokat e veta shqiptare. Ajo ka qenë gjenocid, spastrim etnik të vërtetë.

Ne nuk kemi pasur shtet të fortë, i cili ta vinte në ujdinë e të drejtën ndërkombëtare këtë problem. Greqia pretendonte sikur ne ishim pushtues të saj, meqë ne na pushtoi Italia fashiste, kur Italia sulmoi edhe Greqinë, ata e përzien Shqipërinë, sikur ne ishim Italia.

Me Italinë e hoqën ligjin e luftës, kurse me ne e mbajtën. Heqja e ligjit të luftës, zhvllokohen të gjitha pasuritë e shqiptarëve në Greqi janë pasuri marramendëse. Çdo shqiptar ka të drejtë të rimarrë pasurinë dhe të kthehen në tokat që iu janë marrë me dhunë.

Kjo është pengesë artificiale që vetë Greqia e ka sajuar. Ata janë të ndërgjegjshëm që shqiptarët atje janë në tokën e vet.

Kryeminisitri i Shqipërisë ka qenë një nga aktet historike me madhore, të një burri shteti, në mes të Athinës, 4 të vërtetat ua thotë në sy grekëve”, theksoi ai.