Ende asnjë gjurmë nga presidenti Raisi, Bashkimi Evropian aktivizon shërbimin e hartës satelitore
Bashkimi Evropian thotë se ka aktivizuar shërbimin e tij të hartës së reagimit të shpejtë, i njohur si Copernicus, për të ndihmuar në kërkimin e presidentit të Iranit, i cili u përfshi në një aksident ajror pasditen e sotme.
Komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic shkroi në rrjetin social, X se shërbimi po aktivizonte “shërbimin e tij të hartës së reagimit të shpejtë në funksion të aksidentit të helikopterit”.
Ai tha se vendimi për të aktivizuar shërbimin erdhi pas një kërkese për ndihmë nga Irani, shkruan BBC.