BotaTop Lajme

Irani në alarm! Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e helikopterit të zhdukur me presidentin

Shpërndaje

Ushtria iraniane është “ngritur në këmbë” pas uljes emergjente që helikopteri i presidentit iranina bëri në një zonë malore në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin.

Autoritetet në Iran kanë nisur urgjentisht kërkimin për liderin Iranian, Ebrahim Raisi, por mjegulla dhe moti i keq vështirësojnë operacionin e kërkim shpëtimit.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë e helikopteri dhe presidenti Iranian, i cili po udhëtonte bashkë me ministrin e jashtëm.

Ndëkohë agjencia iraniane e lajmeve, Fars, u ka bërë thirrje iranianëve që të luten për Raisin.

Helikopteri i presidenti bëri një ulje të detyruar dhe te vështirtë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se arsyeja e kësaj uljeje ishte pasi ndërsa Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan, helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur.

Mediat e huaja shkruajnë se trupat ndihmëse ushtarake dhe policore kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë me 20 ekipe shpëtimi dhe drone për të kërkuar helikopterin e presidentit Iranian fati i të cilit nuk dihet.

63-vjeçari Raisi u rizgjodh në postin e presidentit në vitin 2021. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi në një postim në rrjetin sociale X, Jahromi ka shkruar se për shkak të koordinatave të vendit të rrëzimit dhe kushteve të këqija të motit kërkimi është bërë i vëshitrë dhe nuk ka ende asnjë gjurmë nga presidenti Raisi.

‘Jemi duke përjetuar situatë të vështirë dhe të komplikuara! Është e drejta e njerëzve dhe e mediave të dinë lajmet më të fundit për rrëzimin e helikopterit të presidentit, por për shkak të koordinatave të vendit të rrëzimit dhe kushteve të motit deri tani nuk ka. Nuk ka lajme të reja në këto momente, durimi, lutja dhe besimi në grupet e shpëtimit janë rruga përpara.”