Bota

Në Gaza u përdorën 77 mijë tonë eksploziv ndërsa 87 mijë shtëpi u shkatërruan plotësisht

Shpërndaje

Bëhet e ditur se 77 mijë tonë eksploziv janë përdorur në sulmet e ushtrisë izraelite kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 dhe janë shkatërruar plotësisht 87 mijë shtëpi, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë në Gaza shpalli bilancin 230 ditor të sulmeve të Izraelit në Gaza ku thuhet se ushtria izraelite “ka kryer 3.191 masakra në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023”.

Në deklaratë thuhet se 15.239 fëmijë dhe 10.093 gra humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës ndërsa 10 mijë persona ndodhen nën rrënoja ose janë të zhdukur. Numri i të vdekurve në spitale është 35.800 ndërsa numri i të plagosurve 80.200.

– 71 për qind e të ekspozuarve ndaj sulmeve në Gaza janë gra dhe fëmijë

Në deklaratë theksohet gjithashtu se 71 për qind e atyre që janë ekspozuar ndaj sulmeve izraelite në Gaza janë gra dhe fëmijë.

Kujtohet se 31 persona humbën jetën për shkak të kequshqyerjes dhe dehidrimit në Gaza, ku Izraeli i la njerëzit të uritur dhe të etur dhe shkaktoi fatkeqësi humanitare duke penguar hyrjen e ndihmave.

Ushtria izraelite ka sulmuar Gazën me 77 mijë tonë eksploziv që nga 7 tetori dhe se në Gaza në sulmet izraelite kanë humbur jetën 493 punonjës të shëndetësisë, 69 oficerë të Mbrojtjes Civile dhe 147 gazetarë.

Trupat e 520 palestinezëve u zhvarrosën nga 7 varre masive të gjetura në spitalet e bastisura nga ushtarët izraelitë. Theksohet se 17 mijë fëmijë në Gaza jetojnë pa një ose të dy prindërit për shkak të sulmeve.

– 10 mijë pacientë me kancer janë në rrezik të vdekjes

Numri i të plagosurve që janë në rrezik për jetën dhe duhet të trajtohen jashtë vendit është 11 mijë ndërsa 10 mijë pacientë me kancer janë në rrezik të vdekjes për shkak të kujdesit joadekuat shëndetësor.

Në qendrat e akomodimit të mbushura me njerëz, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur si pasojë e shpërnguljeve u zbuluan 1 milion e 95 mijë sëmundje infektive dhe më shumë se 20 mijë raste të “Hepatitit A”.

– 60 mijë gra shtatzëna dhe 350 mijë persona me sëmundje kronike janë në rrezik për jetën

Jeta e 60 mijë grave shtatzëna në Gaza është në rrezik për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor dhe 350 mijë personave me sëmundje kronike për shkak të mungesës së ilaçeve.

Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite ka arrestuar më shumë se 5 mijë palestinezë në Gaza që kur ka nisur sulmet e saj.

– 2 milionë njerëz u zhvendosën në Rripin e Gazës me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh

Ushtarët izraelitë arrestuan 310 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 20 gazetarë ndërsa 2 milionë njerëz u zhvendosën në Rripin e Gazës me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh.

Theksohet se 87 mijë shtëpi u shkatërruan plotësisht në sulmet e Izraelit në Gaza ndërsa gjithsej 297 mijë shtëpi u dëmtuan dhe u bënë të pabanueshme. Ushtria izraelite shkatërroi 189 ndërtesa qeveritare dhe 108 shkolla dhe universitete ndërsa 313 shkolla dhe universitete u dëmtuan pjesërisht.

– Në shënjestër ishin objektet e kultit, institucionet shëndetësore dhe pasuritë historike dhe kulturore

Ushtria izraelite shkatërroi plotësisht 604 xhami dhe shkatërroi pjesërisht 200 xhami në Gaza ndërsa shënjestroi 3 kisha, duke shkaktuar shkatërrimin e tyre.

Izraeli shënjestroi 160 institucione shëndetësore në Gaza, nxori jashtë funksionit 55 qendra shëndetësore dhe 33 spitale ndërsa bëri të papërdorshme 130 ambulanca.

Thuhet se Izraeli kishte në shënjestër edhe trashëgiminë kulturore të Palestinës dhe shkatërroi 206 pasuri historike dhe kulturore në Gaza.

Dëmet e drejtpërdrejta të shkaktuara nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës arrijnë shifrat në 33 miliardë dollarë.