Bota

Samiti i BE-së: Von der Leyen sërish në krye të Komisionit?

Shpërndaje

Diskutimi në BE për personelin pas zgjedhjeve parlamentare vazhdon. Kreu i Komisionit, i Këshillit dhe i Parlamentit duhet të kenë drejtuesit e tyre.

Ndonëse në fund të samitit të posaçëm të hënën në mbrëmje (17.06.) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve anëtare nuk arritën të bien dakord përfundimisht, sikurse deklaroi presidenti i Këshillit Charles Michel, diskutimi do të vazhdojë.

“Në këtë moment nuk ka asnjë marrëveshje”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel natën e së martës (17.06). Në samitin e rregullt të BE-së javën e ardhëshme (27 dhe 28. 6) do të ketë „më shumë qartësi”, theksoi Michel.

Në samitin e posaçëm të së martës u diskutua për një mandat të dytë pesëvjeçar të presidentes aktuale të Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Kryeministri kroat Andrej Plenkovic tha pas diskutimeve, se nuk ka dëgjuar asnjë zë, që ta verë në diskutim pozicionin e saj. Përpara samitit ka pasur mjaft mbështetje për von der Leyen.

Një tendencë u duk qartë: Presidentja gjermane e Komisionit Ursula von der Leyen mund ta marrë sërish besimin për një mandat të dytë pesëvjeçar. Familja e partive konservatore kristiandemokrate (EVP) përbën grupin më të madh parlamentar në paralmentin e ri dhe si rrjedhojë këtej buron edhe pretendimi për postin e presidentit të Komisionit të fuqishëm të BE-së.

Kancelari gjerman socialdemokrati Olaf Scholz nuk ka asnjë dyshim, që 27 shtetet anëtare dhe tre grupet më të mëdha parlamentare të kristiandemokratëve, socialdemokratëve dhe libealëve do ta zgjedhin sërish Ursula von der Leyenin. “Nisur nga fakti që platforma politike, që ka mbështetur presidententen deri tani, sërish do të ketë mazhirancën, që do t’ia dalë shpejt të arrijë në një zgjidhje të arsyeshme”, tha Olaf Scholz në Bruksel.

Krahas kreut të komisionit u diskutua edhe për pasuesin e Michels si president i këshillit. Debatet mes diplomatëve rezultuan më të vështira nga sa pritej, sepse krahas socialdemokratëve edhe konservatorët papritur ngritën pretendime për postet, të paktën pëër gjysmën e legjislaturës pesëvjeçare.

Në samit u diskutua edhe për pasuesin e të Ngarkuarit me Politikën e Jashtme të BE-së Josep Borrell. Për këtë pozicion është diskutar lidhur me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas. Ajo është një ndër mbështetëset më të forta të Ukrainës në BE./DW