MaqedoniTop Lajme

Mickoski në takim me Geer: Qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta

Shpërndaje

Kryeministri i ri i RMV-së Hristijan Mickoski, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e shtetit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kryetari Mickoski theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Bashkimi Evropian për proceset reformuese dhe stabilitetin e vendit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta”.

“Ambasadori Geer konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur reformat dhe projektet kyçe që janë paraparë në periudhën e ardhshme”.

“Takimi përfundoi me një marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.