Pse u shkarkua i pari i Kundërzbulimit? Musliu: Presidentja ra pre e presioneve partiake
Tre vjet para skadimit të mandatit, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, dje në fund të orarit të punës e shkarkoi Drejtorin e Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu. Nga Kabineti i Siljanovskës nuk dhanë arsyetim pse edhe në çfarë baze është shkarkuar Musliu, edhe pse sipas Ligjit për Agjencinë për kundërzbulim qartë është theksuar se kur përfundon funksioni i drejtorit dhe kur ai mund të shkarkohet para skadimit të mandati.
Musliu akuzon se presidentja ka rënë pre e presioneve partiake dhe se ky veprim është në kundërshtim me arsyetimin ligjor dhe sistemin meritor.
Reaguan nga Bashkimi Demokratik për Integrim nga ku thonë se nuk mund të kalojë një ditë pa veprim skandaloze të defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Me reagim doli edhe koalicioni VLEN prej ku e kritikojnë BDI-në se në mënyrë hipokrite po sillet në lidhje me shkarkimin e Musliut.
Nga VMRO-DPMNE thonë se është jokorrekte nga Musliu që të flasë për profesionalizëm dhe sistemin meritor për shkak se, siç thonë ai ka punuar në mënyrë joprofesionale.
Përveç Musliut, është shkarkuar edhe zv.drejtorja dhe në vendin e tyre si drejtor është emëruar Gabriella Jokovllevae cila deri më tani ishte në kabinetin e Musliut, ndërsa për zëvendëse është emrëuar Ivana Stojanovska.