Zgjedhja e kryetarit të këshillit, reagon komuna e Tetovës ende nuk është zgjedhur kryetari i këshillit
Pas lajmit të publikuar për thirjesn e seancës së jashtëzakonshme ku ky njoftim ishte nënshkruar nga Ratko Davidovski ka ngjallur reagime të shumta në opinion pas të cilave komuna e Tetovës ka dalë me një reagim përmes të cilit tenton të qetësoj opinionin dhe të arsyetoj këtë situatë.
SQARIM!
Informojmë opinionin se Këshilli i Komunës së Tetovës ende nuk ka zgjedhur kryesues këshilli pasi sot i ka pushuar mandati Besar Durmishit, i cili është emëruar ministër. Në bazë të Ligjit dhe regullores së Këshillit, seancën e udhëheq këshilltari më i moshuar. Së shpejti do të zgjidhet kryetari i ri i këshillit, ku edhe opinioni do të jetë i informuar për këtë, thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës.