Presidenti turk Erdogan bisedë telefonike me Ramën: Marrëdhënia Turqi-Shqipëri në nivel të avancuar

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale. Media ”Anadolu”, shkruan se zyra e komunikimit e Turqisë ka njoftuar se Erdogan ka thënë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake. ”Presidenti turk iu referua përpjekjeve të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri, si dhe shprehu besimin se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimor, shëndetësor dhe fetar”.