MaqedoniTop Lajme

Punonin në kompaninë e tij në Maqedoni, pronari raporton zhdukjen e 5 punëtorëve nga Nepali

Shpërndaje

Pesë persona nga Nepali të cilët kanë punuar në një kompani private në Ohër, janë shpallur të zhdukur nga punëdhënësi i tyre, njofton MPB-ja.

“Dje në orën 11:35 në SPB – Ohër, V.S., 43 vjeç, banor i Ohrit, ka raportuar se pesë të punësuar të tij nga Nepali, me qëndrim të përkohshëm në qytet, të moshës 19 deri në 27 vjeç janë larguar nga vendi ku kanë qëndruar”, theksojnë MPB-ja.

Nga MPB thonë se po merren masa për gjetjen e personave.