RajoniTop Lajme

Hasani: Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-BE do mbahet brenda pak javësh

Shpërndaje

Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani deklaroi sot vendi ynë është gati për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

I pyetur në një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me Konferencën e dytë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, Hasani tha se po punohet që konferenca të zhvillohet në pak javët e ardhshme dhe kur them pak javët e ardhshme kam parasysh fundin e shtatorit dhe fillimin e tetorit”.

Hasani u shpreh se Shqipëria ka qenë gati prej një viti.

“Grupkapitulli i parë është tashmë i përfunduar, i definuar, i qartësuar, i negociuar me komisionin dhe thjesht pret këtë mekanizëm për t’u cilësuar i hapur. Jemi gati edhe për dy grupkapituj të tjerë.

“Kryenegociatorja dhe ekipi negociator po punojnë intensivisht në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë tek axhenda teknike dhe jam shumë optimist që kjo vjeshtë më së fundi do të çojë shumë gjëra përpara, do të zhvillojë shumë mekanizma të mirë dhe ne do të jemi të përgatitur me konfigurimin e ri të KE që të ecim shumë shpejt dhe pa ndalesë në atë rrugëtim të cilin e kemi me veten, për veten dhe drejt vetes me fokus BE-në”, u shpreh Hasani.