Maqedoni

Parandalohet kontrabandë me bizhuteri ari, në vlerë prej 2.8 milionë denarësh

Shpërndaje

Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodica zbuluan dhe parandaluan një tentativë për kontrabandë me bizhuteri ari, të cilën dy shtetas turq që udhëtonin me një makinë me targa franceze u përpoqën ta fusnin në shtet pa e deklaruar. Gjatë kontrollit të udhëtarëve, në çantën e dorës të shoferit, në një kuti plastike u gjetën 7 byzylykë ari me një masë totale prej rreth 285 gramësh.

Vlera totale e byzylykëve është 2.8 milion denarë, ndërsa taksat e shmangura janë rreth 706 mijë denarë. Byzylykët e arit janë mbajtur përkohësisht dhe ndaj pronarit do të niset procedurë përkatëse. Gjithashtu gjatë javës së kaluar, doganierët zbuluan, municion gjuetie, një automjet me bunker, veshje, këpucë, pjesë automjetesh, rripa për orë dore, pjesë për telefona celularë, bateri, dhe falsifikime të tjera.

Njoftimi i plotë:

SEKUESTROHEN STOLI ARI, MUNICION TË GJUETISË, VESHMBATHJE, AUTOMJET ME BUNKER, FALSIFIKIME DHE TË TJERA❗
Gjatë javës së kaluar, zyrtarët doganor kanë zbuluar tentativa të shumta kontrabande, ku janë sekuestruar bizhuteri ari, municione gjuetie, një automjet me bunker, veshje, këpucë, pjesë automjetesh, rripa për orë dore, pjesë për telefona celularë, bateri, falsifikime etj.
➡Stoli ari
Doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë zbuluan dhe penguan tentativë për kontrabandë me stoli ari, të cilat dy shtetas turq të cilët udhëtonin me veturë me targa franceze u përpoqën t’i fusin në vend pa i raportuar. Gjatë kontrollit personal të pasagjerëve, në një kuti plastike në çantën e shoferit u gjetën 7 byzylykë ari me peshë totale rreth 285 gram. Vlera e përgjithshme e byzylykëve është 2,8 milionë denarë, ndërsa detyrimet e shmangura janë përafërsisht 706 mijë denarë. Byzylykët e arit janë mbajtur përkohësisht dhe ndaj pronarit do të fillojë procedura përkatëse.
➡Veshmbathje dhe mallra të ndryshme
– 4031 produkte të ndryshme, janë zbuluar në dy raste të ndara, nga ekipet mobile doganore.
Në rastin e parë janë zbuluar 1175 copë produkte të ndryshme. Në stacionin e pagesave në Petrovec, ekipi mobil doganor ndaloi autobusin me targa maqedonase, i cili udhëtonte në linjën jo të rregullt Shkup – Stamboll – Shkup. Gjatë kontrollit të automjetit dhe bagazhit të pasagjerëve, në valixhet në pronësi të një shtetasi të Maqedonisë i cili udhëtonte me autobus janë zbuluar 290 rripa për orë dore, 420 bateri për aparat dëgjimi, 360 bateri nga 1.5 volt, 75 maska për mobil celular dhe 30 mbrojtëse kamerash për telefona celular, për të cilat nuk posedonte dokument për origjinë dhe për pagesën e detyrimeve të importit. Produktet e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht dhe ndaj pronarit do të fillojë procedurë për kundërvajtje.
➡Në rastin e dytë janë zbuluar 2856 copë produkte të ndryshme
Gjatë një kontrolli të mallit në njësinë doganore Gjevgjeli, i deklaruar për zhdoganim importi i një dërguesi nga Greqia, destinuar për import nga Manastiri, inspektorët doganor nga ekipet mobile kanë konstatuar se 2856 copë mallra të ndryshme (rroba, këpucë, kuleta, çanta shpine, mini dronë, goma dhe dry me alarm për motoçikleta, pjesë automjetesh, bateri alkaline, vegla, mallra teknike dhe të tjera) nuk përfshihen në dokumentet doganore. Të njejtat janë mbajtur përkohësisht dhe ndaj importuesit do të fillojë procedurë kundërvajtëse.
– 292 veshje femrash (fustane, tuta, kombinizone, jelek, funde, bluza, t-shorte, bluza e të tjera), janë zbuluar nga ana e shërbimit për mobil skaner. Në vendkalimin kufitar Tabanovce-autostradë, për hyrje në vend është paraqitur autobus me targa të Serbisë, i cili qarkullon në linjën e rregullt Beograd-Shkup, i drejtuar nga një shtetas serb. Gjatë kontrollit të autobusit, në tre valixhe në pronësi të drejtuesit të automjetit janë gjetur produkte të padeklaruara. Të njejtat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj drejtuesit të automjetit do të nisë procedurë kundërvajtëse.
➡Municion gjuetie
– 38 fishekë gjuetie, janë zbuluar në pikën kufitare Megjitli te një shtetas grek, i regjistruar për hyrje në vend. Në pyetjen nga doganieri nëse ka diçka për të deklaruar për kontroll doganor, shoferi është përgjigjur negativisht. Mirëpo, doganieri ka vendosur të kontrollojë automjetin dhe në bagazhin e tij janë gjetur gëzhoja të padeklaruara për municion të gjuetisë. Municioni i gjuetisë është mbajtur përkohësisht dhe ndaj pasagjerit do të iniciohet procedura përkatëse.
➡Automjet me bunker
– automjet me bunker është zbuluar nga ekipi mobil skaner. Vetura është zbuluar në vendkalimin kufitar Tabanoc-autostradë, te shtetasi maqedonas i paraqitur për dalje nga vendi. Automjeti është ndalur nga punonjësit e policisë në vendkalimin kufitar dhe është dërguar në terminalin doganor për ekzaminim me skaner mobil. Më pas, përmes shpejtësimatësit u zbulua një bunker i cili ishte krijuar posaçërisht për kontrabandë mallrash. Automjeti është mbajtur përkohësisht, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit do të fillojë procedurë kundërvajtëse.
➡Produkte të dyshimta për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale
Doganierët e njësisë doganore Bogorodicë kanë ndaluar përkohësisht 20.146 produkte me marka të mbrojtura tregtare, të zbuluara në një kamion me targa turke të ngarkuar me mallra nga transportues nga Turqia të destinuara për kompani të Kosovës. Gjatë kontrollit të mallit janë gjetur 20.000 llamba led dhe 146 parfume me marka të markave të mbrojtura tregtare. Për shkak të dyshimeve se produktet cënojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, ato janë ndaluar përkohësisht dhe ka nisur procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.