“VLEN-it i mungon një lider në Zonën 5” – Qoku: Ahmeti dhe karizma e tij ka qenë një lloj mjegulle

Shpërndaje

“Zona 5 është vështirë të fitohet për shkak të mungesës të një lideri atje”. Kështu tha deputeti i VLEN, Bekim Qoku në Daily Click.

E nga ana tjetër Qoku vlerëson se lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe karizma e tij ka qenë një lloj mjegulle dhe uji i turbullt për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe në zonën 5 në zgjedhjet e fundit parlamentari Fronti Europoan mori 4 deputetë, ndërsa VLEN një.