Maqedoni

Sela: Heqja e “balancuesit” është goditje në të drejtat themelore të qytetarëve të RMV-së

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e opozitës, Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar mekanizmin për barazi në punësim – “balancuesin”.

Ai tha se “ky vendim është pjesë e majorizimit”, të cilin sipas tij e ka paralajmëruar kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas Selës, ky vendim po ashtu është pjesë e destabilizimit, që është bërë temë kohën e fundit.

“Heqja ose vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar balancuesin, për ne si ASH përbënë shqetësim. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë qytetarët, pasi nuk është vetëm vendim i gjykatës, por është paralajmërim politik i kryeministrit të tanishëm. Që kur u hap diskutimi për heqjen e 20-përqindëshit ai paralajmëroi edhe heqjen e balancuesit. Kjo nuk i kontribuon paqes dhe bashkëjetesës në vend, por krijon pasiguri dhe frikë te qytetarët. Ndërsa tek debati për destabilizim, tani shihet se kush e nxit këtë”.

“Roli i vasalëve që janë pjesë e Qeverisë, është që të legjitimojnë diskriminimin dhe shtypjen që u bëhen shqiptarëve dhe bashkësive tjera në vend. Kërkojmë që të bëjnë hap mbrapa sa nuk është vonë”, tha mes tjerash Sela.