Afati i tretë i regjistrimeve në Universitetin e Tetovës do të mbahet të hënën dhe të martën, më 23 dhe 24 shtator

Shpërndaje

Në Universitetin e Tetovës të hënën dhe të martën, më 23 dhe 24 shtator 2024, do të realizohet afati i tretë i regjistrimeve. Aplikimi mund të bëhet për programet studimore ku kanë mbetur vende të paplotësuara pas dy afateve të para, të cilat u mbajtën nga 26 deri më 30 gusht dhe nga 10 deri më 13 shtator. Këtë vit, Universiteti i Tetovës ofron më shumë se 100 programe të ndryshme studimore në këto fakultete: Fakulteti Juridik, Ekonomik, Filologjik, Filozofik, Pedagogjik, Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Ushqimit, Fakulteti i Kulturës Fizike, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, si dhe Fakulteti i Administratës së Biznesit në Kumanovë.

Paraqitja online https://apply.unite.edu.mk/