Maqedoni

Mashtrohen 26 persona në Gostivar nga një shitës peleti nga Shkupi, i cili ua kishte marrë paratë por nuk ua kishte sjellë mallin

Shpërndaje

Zyra e Jashtme për Punë Kriminale në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër G.Z. (39) dhe E.Z. (41), të dy nga Shkupi, si dhe kundër një personi juridik nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Gjithashtu, është ngritur kallëzim penal edhe kundër M.P. (38) nga Shkupi, pronar i personit juridik, për dyshim për bashkëpunim në lidhje me veprën penale të mashtrimit. Të akuzuarit e parë dhe të dytë, në maj të vitit 2023, si të punësuar në personin juridik të raportuar, i kanë mashtruar të dëmtuarit duke i bindur se do t’u dorëzoheshin peletet e ngrohjes të parapaguara, duke shkaktuar dëm ndaj gjithsej 26 persona fizikë.