Fetai pas takimit me IRI: Bashkë me sektorin civil do ta luftojmë korrupsionin

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për politikat e qeverisje së mirë Arben Fetai së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, dhe kolegë ministra, sot mori pjesë në dialogun e parë midis Qeverisë dhe sektorit civil me temë “Shteti i së drejtës, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korupsionit”, nën organizim të IRI dhe Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Fetai shprehi kënaqësinë e tij që po vendoset dialog midis Qeveris dhe sektorit civil, si aktor i rëndësishëm në krijimin e politikave në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Në këtë drejtim, i njoftoi përfaqësuesit e sektorit civil se gjatë muajit nëntor do të ketë Shpallje publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për bashkëpunim midis Qeverisë dhe sektorit civil. Në bashkëpunim me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, poashtu do të përgatet Strategji për bashkëpunim me shoqërinë civile 2025-2028.

Fetai theksoi se në procedurë qeveritare është Vendimi me të cilin në përbërjen e Trupit ndërresorial për koordinimin e aktivitetve kundër korupsionit do të përfshihet një përfaqësues i sektorit civil, në cilësinë e anëtarit fuqiplotë.

Qeveria do ta shqyrtojë mundësinë për sigurimin e mjeteve buxhetore për financimin e projekteve të sektorit civli për fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korupsionit.

Së bashku me Kryeministrin, u zotuan se dialogu i strukturuave dhe partneriteti me shoqërinë civile do të jetë prioritet i përhershëm i Qeverisë.