RajoniTop Lajme

Rama rikthen turin me diasporën, takimi i radhës në New York

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikthyer turin e tij me diasporën. Pas ndalesës disa mujore, takimet e shefit të qeverisë me shqiptarët jashtë vendit pritet të rinisin sërish më 26 tetor, kur ai do të jetë në New York.

Turi i kryeministrit Rama me diasporën nisi në maj 2024 dhe aktualisht janë mbajtur vetëm dy takime.
Takimi i parë është mbajtur në Athinë më 12 maj​, ndërkohë që takimi i dytë ka qenë në Milano më 26 maj.

Pas dy takimeve të para, takimet e kryeministrit me shqiptarët jashtë vendit u ndërprenë, kjo dhe për shkak të pushimeve të verës.

Shefi i qeverisë dhe partia Socialiste po i kushtojnë një vëmendje të shtuar takimeve jashtë vendit, kjo sidomos në kontekstin e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe aplikimin për herë të parë të votës së diasporës.