Maqedoni

Lloga reagon për shfuqizimin e “balancuesit”: Rrëzoni edhe ligjin e gjuhës e bëhuni rehat, po pastaj?

Shpërndaje

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të shfuqizuar “balancuesin”.

“As Sllobodan Millosheviq nuk mund të ëndërronte të marre vendime aq të mbrapshta aq sa mund të bëjë përmes votimit margjinalizues Gjykata Kushtetuese e RMV-së. Rrëzoni dhe ligjin e gjuhës e bëhuni rehat, po pastaj?

P.S. Niveli i përgjegjësisë së VLEN do të matet tani, ose me reaksion, ose me retorikë boshe”, ka shkruar Lloga.