RajoniTop Lajme

Tensionet në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga seancat dy deputetët e opozitës

Shpërndaje

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga punimet e kuvendit për 10 ditë dy deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Vendimi vjen pas tensioneve të ndodhura në seancën e fundit plenare, ku Hoti u përjashtua nga seanca pasi ishte futur në sallë me një shishe, që u dyshua se kishte benzinë në të.

Nga ana tjetër sipas mazhorancës deputeti Doda bllokoi foltoren duke përdorur karriget e sallës, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.