Rajoni

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për “fshehje të terroristëve”

Shpërndaje

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

I pandehuri K.H. dyshohet se ka kryer veprën penale “fshehja ose moslajmërim i terroristëve dhe grupeve terroriste” , e thuhet se është takuar se ka bërë biseda të vazhdueshme me të dënuarit V.I, B.I, L.V, F.G, K.P, A.A, L.G, L.M, dhe B.P.

Ai dyshohet se i kishte fshehur ose moslajmëruar të pandehurit që kishin planifikuar sulm terrorist ndaj lojtarëve të kombëtares izraelite për ndeshjen ndaj Shqipërisë në nëntorin e 2016-s.

“Sipas aktakuzës i pandehuri K.H., është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me tani të dënuarit V.I, B.I, L.V, F.G, K.P, A.A, L.G, L.M, dhe B.P, për vepra penale të terrorizmit, ashtu që i njëjti ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por i njëjti i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente”, thuhet në komunikatë.

Prokurori ka kërkuar që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak.