RajoniTop Lajme

Kurti njofton se po blihen objekte të ambasadave në Gjermani, Francë, Itali, Turqi e Kanada

Shpërndaje

Kryeministri njoftoi se janë në proces të blerjes së objekteve të ambasadave në pesë shtete.

Albin Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se po blihen edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani e Kanada.

“Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë”, njoftoi fillimisht Kurti. “Pra, po vazhdojmë me blerjen e objektve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik”, shtoi ai.

“Pas blerjes së objektit të Ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar, në Kroaci, Senegal dhe tash në Strasburg të Francës, në proces të blerjes janë objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada”, tha Kurti