RajoniTop Lajme

Takimet me diasporën, Rama niset drejt Nju Jorkut

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është nisur të enjten drejt Nju Jorkut, pasi me më 26 tetor pritet që ai të zhvillojë takimin e planifikuar me emigrantët shqiptarë.

Takimi do të mbahet në Nju Jork në orën 11:00. Lidhur me këtë ngjarje, në Time Square, 7 Avenue 38-th Street Manhattan, një prej shesheve më të njohura në SHBA, por edhe në botë, është shfaqur me display logoja e eventit të Ramës.

Pas Nju Jorkut, më 3 nëntor, Rama do të rikthehet në Greqi, për të zhvilluar një takim me diasporën shqiptare në Selanik. Takimi do të mbahet në Porto Palace Hotel, ora 11:00.

Rama i rikthehet turit të takimeve me diasporën, pas atyre që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe në Milano më 26 maj të këtij viti. Takimet të këtij karakteri pritet që kryeministri të zhvillojë edhe në Londër e Gjermani. Turet janë pjesë e përpjekjeve të KQZ-së që në zgjedhjet e pranverës të 2025-ës të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.