RajoniTop Lajme

Rama me kritika të ashpra ndaj punëdhënsve: Duhet ta kenë parasyshë, ka Xhenet dhe Xhehnem

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, ka deklaruar se pagat reale në Shqipëri janë “600 euro për sanitare dhe mbi 1100 euro paga mesatare për sektorët e tjerë”, por këto paga nuk deklarohen nga bizneset. Rama adresoi kritika të ashpra ndaj punëdhënësve.

“I thotë sipërmarrësi po të jap 500 euro, 50.000 lekë në bankë se i ke pa taksa, i thotë sipërmarrësi punonjësit dhe po të jap edhe nja 30.000 tjera kesh, prapë pa taksa, në fakt, po i bën dy gola, një nuk po i jep lekët e pensionit të prindit që ka në shpi ky punonjësi, dy po i ha pensionin e vet, sepse nesër kur ky punonjës të dalë në pension , do të ndodhi siç i ndodhi ISHS, që i vijnë mijëra ankesa thonë se nuk më keni llogaritur mirë pensionin, sepse unë nuk kam marrë kaq rrogë, kam marrë më shumë, mirë po atë rrogën nuk e ke në letër sepse ta ka dhënë ai në dorë”, shtoi Rama.

Më tej, ai theksoi se sipërmarrësit kanë edhe një arsye tjetër për të paguar sigurimet shoqërore.

“Kur të shkoni të paraqiteni te dera e botës tjetër dhe aty unë jam i informuar prej shumë vitesh që nuk ka karta krediti, nuk funksionon keshi, nuk ka lidhje se si je veshur. Aty je ti përpara Zotit. Për katolikët thonë se del Shën Pjetri dhe thotë hë ku do të shkosh? Dua të shkojë në parajsë. Të gjithë duan atje të shkojnë por më thuaj çfarë ke bërë. Duhet ta mbajnë në konsideratë edhe ata që i falen Allahut 5 herë në ditë. Unë njoh, kam respekt për sipërmarrësit që i falen Allahut 5 herë në ditë, por di që nuk i paguajnë sigurimet shoqërore ashtu siç duhet, edhe ata duhet ta kenë parasysh këtë moment kur të shkojnë atje, se ka xhenet, ka edhe xhehnem, qoftë edhe për atë moment xhanëm. Qoftë edhe për të pasur mbarësi, për mos të marrë mallkimin e pensionistëve””, u shpreh Edi Rama.