MaqedoniTop Lajme

Mexhiti: Korridori 8 është prioritet mbi prioritete, sot mbyllet kjo çështje si temë politike

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë , Izet Mexhiti pas mbikëqyrjes në ndërtimin e segmentit Gostivar– Bukojçan, pjesë e Korridorit 8, se Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit e në veçanti zhvillimin ekonomik.

“Unë shpreh gëzimin personal që shohim punimet e para që kanë dalë në sipërfaqe dhe me këtë mbyllet tema e Korridorit 8 si temë politike. Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik, ku nuk kam aspak dilemë se me Behtel& Enka ne do të jemi dëshmitarë në javët dhe muajt që vinë për realizimin e projektit”, deklaroi Mexhiti.

Gjatë ditës së sotme Mexhiti së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler promovuan fillimin e punimeve të qeverisë në realizimin e Korridorit 8.