RajoniTop Lajme

Rama: Raporti i Progresit 2024, më pozitivi i të gjithë këtyre viteve, bazohet në fakte dhe jo perceptime

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mori sot Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Gonzato, kryeministri Rama tha se “është një ritual çdo tetor, ne marrim rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportit të progresit të Bashkimit Europian”.

“Ky tetor është i posaçëm, sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-së për çeljen e negociatave për grupin e parë të 8 kapitujve dhe kritereve, “Themeloret”. Konferenca, siç e dini, afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE-së të përparimit të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve për këtë fazë të negociatave për anëtarësimin në BE dhe gjithë sa është thënë dhe është bërë nënvizohet në raportin e sapodalë nga Komisomi Europian”, tha Rama.