Deputetët e Frontit Evropian shpalosin pankarta gjatë fjalimit të Mickoskit
Në seancën për pyetje të deputetëve, deputetët e Frontit Europian penguan me afishe fjalimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoki, në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë.
Në afishe shkruhej:
“PO EUROPËS, JO RUSISË”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”
“Larg duart nga gjuha shqipe”.