Rama-shqiptarëve të Selanikut: Kërkoj votën tuaj për Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin me diasporën në një takim me shqiptarët Selanik të Greqisë në një sallë në ‘Porto Palace’.
Rama u kërkoi shqiptarëve votën në zgjedhjet 2025, për ta bërë siç tha Shqipërinë anëtare me të drejta të plota të BE brenda kësaj dekade.
“Sot ju jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj… Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme iu kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju shqiptarët e Europës i kenë dhënë familjeve tuaja, mundësinë që të përfitojë nga të gjitha të mirat e të jetuarit brenda familjes së BE. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, me ju në Greqi, shqiptarët e Europës dhe të Amerikës, ta ngremë flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në Bruksel brenda kësaj dekade”, tha Rama.
“Merrni të njëjtën pagë, por paguani më pak taksa”, Rama shqiptarëve të Greqisë: Kthehuni në tokën tuaj, investoni në bujtina
“Merrni të njëjtën pagë, por paguani më pak taksa”, Rama shqiptarëve të Greqisë: Kthehuni në tokën tuaj, investoni në bujtina.
“Jam krenar!”, arrestimet e politikanëve nga SPAK, Rama mesazh të qartë: Drejtësia sot nuk sheh majtas dhe djathtas!
Të gjithë ata të dënuar më parë, kanë qenë të dënuar politik. Drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet. Mjafton të kujtoni liderin e opozitës, Fatos Nanos, që u burgos jo nga drejtësi e pavarur, as nga përfitime personale të paligjshme, por për interes të një partie në pushtet, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë përfaqësuesve të saj famëkëqij.
Jam krenar që me votën e shqiptarëve PS erdhi në qeveri dhe udhëhoqëm një reformë në drejtësi që fshiu një pjesë të llumit me vetingun në drejtësi, dhe tani po fshin llumin shumëvjeçar të politikës. Asnjë nga vendet e reja anëtare të BE nuk e ka bërë një reformë të tilla para se të hynte në BE ndërsa kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ka ndodhur akoma në rajon. Dhe as vendet që i kanë çelur negociata nuk ka ndodhur, ndaj jam optimist pse kemi ecur para pavarësisht bllokadave që na janë bërë herë nga një shtet dhe herë nga një shtet tjetër.
Nuk më vjen mirë nga ana njerëzore, por për arsye të kontratës që kam me shqiptarët që më kanë dhënë besimin, jam krenar që me një kurajo dhe vizion shtetbërës PS plotësisht të vetëdijshëm të gjithë bashke për dhimbjet që do sillte një reformë e tillë, ia hoqi duart e pushteti politik drejtësisë, dhe i dha liri për të vepruar pa parë majtas dhe djathtas. Përgjegjësia ime morale do ishte që pasi u kam kërkuar votën për të bërë reformë, sot do isha këtu dhe nuk do shikonit asnjë efekt të luftës kundër korrupsionit. Sot i keni para syve dhe nuk u mjaftojnë disa minuta për t’i lexuar emër për emër. Ja pse vota e pranverës së ardhshme duhet t’u garantojë udhëheqjen PS!