BotaTop Lajme

“I vinte era benzinë”, arrestohet një person me armë zjarri pranë Kapitolit

Shpërndaje

Policia në Kapitol të SHBA-së thotë se sapo ka arrestuar një burrë që kishte një “armë zjarri” në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC.

Në një postim në X, policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër. “Burri mbante era benzinë, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postim.

Qendra është e mbyllur për turne sot, ndërsa policia po heton. Policia thotë se do të japë më shumë informacion kur të jetë e mundur.

https://x.com/CapitolPolice/status/1853869248562475086