Taravari: Alarmi që po na merr jetët e fëmijëve ka emër dhe mbiemër, ai quhet: Rrjete Sociale!
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në rrjetin social facebook, ka ndarë një rast të cilin e ka përjetuar të dielën, gjatë ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, e që ka të bëj me vdekjen e 14 vjeçarit, Martin Cani.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Dua të ndaj me ju një rast që më ka prekur shumë.
Para disa ditësh tek prisja në stadiumin Air Albania të fillonte ndeshja Shqipëri-Ukrainë, këngëtari Alban Skënderaj doli por nuk këndoi.
Të gjithë ne mbajtëm 1 minute heshtje në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të Martin Canit, vetëm 14 vjeç, i cili u godit për vdekje nga shoku i tij i po të njëjtës moshë.
Kjo ngjarje që goditi Shqipërinë dhe shqiptarët i përket në fakt çdo prindi dhe familje, çdo shoqërie.
Jo më kot e lashë këtë bisedë me ju sot që është e Diel, sepse duke qenë më të lirë sot, kemi mundësi të reflektojmë më shumë.
Alarmi që po na merr Jetët e Fëmijve ka emër dhe mbiemër, ai quhet: Rrjete Sociale!
Duke mos kontrolluar jetën paralele virtuale që Fëmijët tanë zhvillojnë në platforma si Instagram, Tik-Tok apo Snapchat, me duart tona ne po bëhemi bashkëpunëtorë në krim!
Le të shërbejë vdekja e djaloshit Martin, si një leksion për të gjithë ne.
Martini ëndërronte të bëhej futbollist, prindërit e tij të cilët i ngushëlloj me gjithë forcën time, nuk i kanë treguar ende vëllait të vogël të Martinit se ai ka ndërruar jetë, i kanë thënë se Martinin e ka marrë Kombëtarja e Futbollit si lojtar…
I lehtë i qoftë dheú Martinit i cili nuk do të ketë kurrë mundësi të luajë me Kombëtaren e futbollit por Një Komb i tërë prej miliona Shqiptarësh nuk do ta harroj kurrë këtë djalë që ishte viktimë e Epokës së Internetit!