Inspektorati Shtetëror i Arsimit përgënjeshtron Janevskën, mësuesja në “7 Marsi” nuk do të dënohet, do të ketë procedurë disiplinore
Janeva e cila tha se një prej mësueseve organizatore do të mbajë përgjegjësi për manifestimin e 28 Nëntorit në shkollën “7 marsi” në fshatin Çellopek, ku u shfaqën fëmijë të veshur me uniforma të UÇK-së dhe me armë plastike në duar. Inspektorati kumton se vetëm shkolla do të marrë masë disiplinore.
Ministresha e Arsimit Janevska dje e pyetur rreth inspektimit të bërë në shkollën “7 marsi” tha se raporti për mbikëqyrjen në Çellopek është kryer dhe Inspektorët kanë konstatuar parregullsi, për çka përgjegjëse do të mbahet një mësuese.
E pyetëm drejtorin e shkollës fillore, Jasin Reka, i cili tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim, ndërsa duke u përpjekur ta heq përgjegjësinë nga vetja, tha se manifestimi është organizuar nga vetë mësimdhënësi.
Duke u nisur nga rasti konkret që ndodhi në Çellopek, ministrja e arsimit dje paralajmëroi se në këtë shkollë por edhe në disa të tjera ku janë raportuar parregullsi, do të zhvillojnë trajnime për bashkëjetesën, multikulturalizmin, multietnicitetin dhe për këtë do të kërkojnë mbështetje edhe nga OSBE-ja.