Arben Taravari letër të hapur Blendi Fevziut: Ku ishe 22 vite më parë
Kryetari i ASh-së dhe njëherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari i është përgjigjur gazetarit nga Shqipëria, Blendi Fevziu ku përmes një video mesazhi “Kush po “luan” me gjuhën Shqipe në Maqedoninë e Veriut” ju drejtua qeverisë dhe shqiptarëve në qeveri gjegjësisht VLEN-it dhe Gjykatës Kushtetuese.
Shkruan: Arben Taravari drejtuar Blendi Fevziut
Blendi,
Po të drejtohem direkt me emër sepse kjo letër është aq e afërt sa nuk i pranon kortezitë, të cilat shpesh krijojnë distancë.
E dëgjova reagimin tënd për Çështjen e gjuhës Shqipe.
Kisha dashur që kaq i ndjeshëm sa u tregove për gjuhën Shqipe të tregoheshe edhe për faktin që ajo për 22 vjet pushtet të BDI-së ka mbetur pa emër, por është cilësuar gjithnjë si 20% në Kushtetutë, dhe po njësoj për pacientë që janë djegur brenda në spital apo njerëz të pafajshëm që vuajnë burgime të Përjetshme me raste të montuara pikërisht në kohë të pushtetit të BDI-së, apo edhe për raste të çuditshme se si funksionarë dhe familjarë të BDI-së u kthyen në njerëzit më të pasur në vend. Nuk kemi parë asnjë emision të paktën në dijeninë time për këto raste.
T’i kthehemi videos tënde:
Aty ti ndihesh i shqetësuar, i revoltuar dhe madje akuzon se po “luhet” me gjuhën Shqipe (ndoshta kjo është fjala më e vërtetë dhe e saktë që ke përdorur).
I Dashur Blendi, ti e di se unë jam mjek me profesion, dhe tek ne ka një rregull që besoj se i hyn në punë çdo profesioni, e sidomos tëndit, rregulli thotë:
Një individ mund të ketë 29 simptoma, por duhet Patjetër të ketë 31 që të deklarohet i sëmurë, përndryshe e s’murë me duart e tua sepse i jep terapi të gabuar!
Kështu, Faleminderit që ti je kujtuar të shqetësohesh për ne Shqiptarët e kësaj ane, por me një korigjim të vogël: Ne nuk jemi thjesht “një pjesë e konsiderueshme” e këtij vendi si shprehesh ti por jemi Shtetformues!
Faleminderit që ti shqetësohesh për fatin e gjuhës tonë, por merri referencat e plota, dhe Jo vetëm nga Miqtë e tu ish-funksionarë të cilët po Luajnë me gjuhën, popullin, me ty dhe çdo gjë, për të shpëtuar nga fajet e tyre.
Cilat faje?
Eja, pyet, dhe do gjesh përgjigje nga kombi yt që jeton këtu.
Opozita shqiptare e ka lënë vet gjuhën Shqipe në ditë të zezë, madje me siguri nuk ju ka treguar që në Kushtetutë kjo gjuhë në 22 vite pushtet të tyre është quajtur 20%, por padyshim që nuk ju kanë treguar se edhe këtë Panem et Circenses këta zhinglerë të manipulimit e kanë krijuar vet! Për të shmangur Drejtësinë që i pret dhe për të hequr vëmendjen nga dënimi që i pret, ata arritën të çojnë në Gjykatë Kushtetuese nëpërmjet mashave të tyre Gjuhën Shqipe por…Gjuha Shqipe i dashur Blendi për fatin e mirë të Shqiptarve nuk mund të preket as sot e as mot, dhe ndaj ti dhe cilido të rrini të qetë!
Në 11 dhjetor ju pres që të bëni një emision këtu tek ne dhe të shikoni qartë me sytë tuaj situatën!
Për fund, i zgjuari Konica ka thënë:
Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë!.