Maqedoni

Mickoski: Kushdo që hap tema për çështje identiteti nuk i respekton vlerat evropiane

Shpërndaje

Kushdo që do të hapë tema për çështjet e identitetit nuk ia mendon të mirën fqinjit, ndërsa edhe më pak i respekton vlerat evropiane. Në të dyja marrëveshjet qëndron se vendet -anëtare duhet të na mbështesin pa kushtëzim. Maqedonia nuk e konteston askënd dhe nuk duam të na kontestojnë neve, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Mickoski, i cili në Bruksel mori pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, në intervistë për RTM theksoi se bashkëpunimi dypalësh është kyç kur flitet për bashkëpunimin ekonomik, turizmin, shkëmbimin e aftësive know-how, arsimit, etj, dhe se këtu ai proces ka vlerë të shtuar.

“Nëse bisedimet dhe negociatat dypalëshe bëhen për çështje identiteti, atëherë ai proces nuk mund të përfundojë me sukses, sepse lidhet me emocionin dhe jo me racionalen. Çdo proces që lidhet me emocionin nuk mund të jetë proces që do të bazohet në progresin, cilësinë dhe dhënien e rezultateve. Prandaj kërkova që t’i lëmë mënjanë çështjet emocionale dypalëshe dhe t’i lexojmë marrëveshjet si duhet. Të dyja marrëveshjet thonë se shtetet anëtare që janë palë e dytë, Greqia në njërën, Bullgaria në tjetrën, duhet të na mbështesin pa kushte. Askund në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë nuk ka një seksion që na detyron për ndryshime kushtetuese. Duhet t’i shikojmë gjërat drejt, të shikojmë të vërtetën në sy, e jo ashtu siç na përgjigjet neve”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Thotë se bashkëpunim dypalësh duhet të ketë aty ku ka racio, përderisa bashkëpunimi dypalësh ku ka çështje identiteti nuk vjen parasysh.