Maqedoni

“Nga gjuhë zyrtare, në gjuhë me kërkesë të palës përfituese” – Ahmeti: Në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve u degradua gjuha shqipe!

Shpërndaje

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se, vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare në Ligjin për Mbrojtjen e Flmijëve, ka degraduar gjuhën shqipe nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese dhe shtoi se, ky vendim është antikushtetues dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.

“Vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ky hap është vazhdimësi e rrënimit sistematik të Marrëveshjes së Ohrit dhe për ne ky vendim është i papranueshëm.

Kjo zgjidhje përfaqëson një hap prapa në përpjekjet tona për barazi dhe drejtësi.

Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë tentativë për të cenuar të drejtat e garantuara dhe për të kthyer vendin drejt ndarjeve të së shkuarës”, ka shkruar Ali Ahmeti.