MaqedoniTop Lajme

Shtrenjtohet ngrohja qendrore, nga 1 shkurti fatura më të larta për pesë për qind

Shpërndaje

Rritet çmimi i ngrohjes qendrore në Qytetin e Shkupit. Komisioni Rregullator Energjetik mori parasysh kërkesat e kompanive të energjisë termike dhe në seancën e sotme vendosi që çmimi të rritet për 5,03 për qind.

“Mbi baza të tre kërkesave të tre kompanive të EMV-së që merren me prodhim, distribuim dhe furnizim me energji të ngrohjes, është mbajtur një seancë dhe është sjellë vendim me çka çmimi për konsumatorët e ngrohjes në Qytetin e Shkupit, do të rritet për 5,03 për qind”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Marko Bislimovski, tha se shtrenjtimi ndodh për të shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror në bursa si dhe uljes së prodhimit të TE-TO-s.

“Arsyeja kryesore është se çmimi i parashikuar i gazit natyror për muajin korrik ishte 37 euro për megavat orë, dhe tani e kuptojmë se ka pasur një kosto të shtuar dhe njohim një rritje prej 16 për qind, që është 43 euro për megavat orë… Arsyeja e dytë që ka ndikuar në vendimin është se në korrik kemi parashikuar që pjesëmarrja e Te-To në sigurimin e nevojave totale të energjisë termike do të jetë 60 për qind, ndërsa 40 për qind do ta sigurojmë nga termocentralet në Shkup”, deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Marko Bislimovski theksoi se për një amvisëri në Qytetin e Shkupit, me këtë rritje çmimi, fatura do të jetë më e shtrenjtë për 100 denarë. /Alsat/