RajoniTop Lajme

Anëtarësimi/ Kryeministri Rama: Me BE-në mos kërko kurrë një datë, por duhet të jesh gati!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama shpreson që me presidencën polake të ketë një datë tjetër për hapjen e kapitujve.

Ai tha se ëndrra e Shqipërisë është që në 2030 të jenë pjesë e BE, ndaj theksoi që deri në 2027 duhet të mbyllen të gjitha negociatat.

Mes batutave, Rama u shpreh se “ne e kemi mësuar në kurriz që me BE mos kërko kurrë një datë, por duhet të jesh gati për datën, sepse ne jemi këtu për të dalë në takim me BE”.

Rama: Dua të shtoj se kemi besim të plotë se presidenca polake do të vazhdojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë çfarë përmendi edhe Marta. Ëndrra jonë është që të jemi pjesë e këtij unioni në 2030. Ndaj plani është që të përmbyllim të gjitha negociatat në 2027 që është kohë shumë e shkurtër, ndaj na duhet që çdo ditë të punojmë pa reshtur. Duhet të kemi shumë punë për të bërë. Ne e kemi mësuar në kurriz që me BE mos kërko kurrë një datë, por duhet të jesh gati për datën, sepse ne jemi këtu për të dalë në takim me BE.