Fetai takon Kurtin: Me miq të idealit nga ASH për vizion të përbashkët
Tashmë është e qartë se zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë rrugët me kryetarin Arben Taravari. Edhe pse jozyrtarisht, Fetai thuhet se po grumbullon aktivistë që kundërshtojnë vendimin e Taravarit për të braktosir Qeverinë dhe VLEN-in.
Në këtë drejtim komentohet edhe talimi i sotëm i Fetait me aktivistë të ASH-së në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në Prishtinë, Fetai ka qenë i shoqëruar nga ish-deputeti Suryja Rashidi, ish-ministri Azir Aliu, drejtori i Agjencisë për rezerva të detyrueshme të naftës – Makora, Nexhmedin Sadiku.
Ndryshe, Arben Fetai ka lënë të kuptohet se është kundër braktisjes së Qeverisë, konkretisht një bashkëpunini me BDI-në, ndërsa këtë qëndrim e ka mbrojtur edhe në disa mbledhje të Kryesisë së ASH-së.
Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Arben Fetai:
Në agimin e kësaj dite, së bashku me disa miq të idealit nga Aleanca për Shqiptarët, morëm rrugën drejt Prishtinës, duke përshkuar autostradën “Arbën Xhaferi”, një rrugë që për ne nuk është thjesht infrastrukturë, por simbol i lidhjes sonë shpirtërore dhe kombëtare.
Aty në Prishtinë, zhvilluam një bisedë vëllazërore me mikun tonë, Albin Kurti. Ajo që na bashkon sot, më shumë se kurrë, është vizioni dhe ideali ynë i përbashkët për progres dhe zhvillim, një ideal që s’njeh kufij, as pengesa.