Gjykata Kushtetuese anulon seancën përgatitore të Ligjit për gjuhët
Gjykata Kushtetuese sot ka marrë vendim që të shtyjë seancën përgatitore për çështjen që lidhet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 19 qershor 2025 duke miratuar konkluzionin se trupi gjykues duhet të jetë në përbërje të plotë.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetues erdhi menjëherë pasi Gjykata Administrative e shpalli të jashtëligjshme zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës si gjyqtare kushtetuese e cila njëherit ishte dhe gjyqtare raportuese për senacën publike për Ligjin për gjuhët.
Ndryshe Gjykata Kushtetuese më herët mori vendim që të shtyjë vendimin përfundimtar lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve pas mabjtjes së zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti. Lidhur me kontestimin të nenev të këtij ligji për shkak të ndjeshmërisë publike Gjykata Kushtetuese vendosi të bër seancë publike përgatitore me arsyetimin për ti shterrur të gjitha mendimet dhe vlerësimet e gjyqtyrëve kushtetuese. (Koha.mk)