RajoniTop Lajme

Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

Shpërndaje

Është detektuar një fushatë e koordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike që po targeton mediat në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Dolit, sulmi përhapet përmes një emaili të dyshimtë nga adresa [email protected], i cili përmban një virus të rrezikshëm.

“Sot ka fillu një kampanjë e koordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike që po targeton mediat në Kosovë, , e cila eshte detektu nga kolegu jonë Valton Tahiri. Një email nga [email protected], i cili e ka përmbajtjen sikurse në foto, përmban një virus të cilin nuk duhet ta hapni.”, shkroi Doli.

Ai i ka bërë thirrje të gjitha kompanive mediatike që nëse kanë hapur emailin, të kontaktojnë menjëherë administratorin e IT-së ose ekipin e “Cingerr”, kompani kjo që merret me sigurinë kibernetike.

Duhet kujtuar këtu që mediat në Kosovë edhe para disa javëve ishin objekt i sulmeve të shumta e të drejtpërdrejta kibernetike./Lajmi.net/