Trump me teori shokuese konspiracioni: Ai nuk është Biden, por një klon-robot!
Pa e komentuar, Donald Trump ripostoi në platformën e tij Truth një mesazh mbi një teori të çmendur komploti, sipas së cilës Joe Biden është eliminuar përpara 5 vjetësh dhe është zëvendësuar nga një klon-robot.
“Joe Biden nuk ekziston, është vrarë në vitin 2020. Ato që shihni janë klone dyshe, entitete robotike pa shpirt. Demokratët nuk e kuptojnë ndryshimin”: ky postim nga llijh, një përdorues pak i njohur me më pak se 1000 ndjekës në Truth Social, përbën një nga shumë teoritë absurde konspirative që qarkullojnë në rrjetet sociale.
Ndoshta pakkush do t’ia kishte veshin nëse Trumpi nuk do ta kishte shpërndarë në profilin e tij, pa u menduar dy herë, sikur të ishte një lajm i verifikuar, shkruan Corriere della Sera. Që kur mori postin e presidentit në muajin në janar, Trump e ka vënë në shënjestër paraardhësin e tij me kritika pothuajse të përditshme, duke e akuzuar se ia delegoi drejtimin e vendit ndihmësve të vet, të cilët sipas republikanit kanw riprodhuar në mënyrë eletronike firmën e tij, me të cilën të miratonin ligje e të falnin kriminelët.
Shtëpia e Bardhë, sipas New York Times, nuk pranoi të komentonte lajmin. Në mesin e muajit maj, Biden u diagnostikua me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, ndërsa në një deklaratë të zyrës së tij u pohua se ish presidenti demokrat dhe familja po shqyrtojnë me mjekët opsionet e trajtimit/Top Channel