MaqedoniTop Lajme

Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor kaluan në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive

Shpërndaje

Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar kaloi në seancëne sotme të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Në mbledhje nuk u pranuan amandamentet e parashtruara nga deputetë të opozitës.

Deputeti Sali Murati nga Fronti evropian, tha se kjo do të thotë kthim prapa dhe se po zbatohet pa konsultime më të gjera. Kjo, siç shtoi, do të thotë pabarazi dhe diskriminim sistematik kundër kandidatëve të pavarur.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshime teknike. Ato krijojnë sistem të diskriminimit institucional. Një kandidat qytetar në një komunë prej 10 votuesve duhet të mbledhë njëqind nënshkrime, që paraqet një për qind të trupit votues. Ndërsa kandidati qytetar në Shkup duhet të mbledhë tre mijë e gjysmë nënshkrime”, sqaroi Murati.

Ai reagoi edhe ndaj asaj, që, siç theksoi, ka kritere të padefinuara për portalet e internetit.

Me amandamentet, mes tjerash, kërkoi ulje të numrit të nevojshëm të nënshkrimeve, nga një mijë në pesëqind dhe tha se kjo është në përputhje me standardet evropiane. Për, siç tha, pjesëmarrje më të madhe të kandidatëve qytetarë dhe demokraci më të madhe.

Në emër të propozuesve të Propozim ligjit, foli deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE. Ai theksoi se thelbi është në rregullimin e boshllëqeve juridike dhe rirregullimin. Për përmirësim të procesit zgjedhor, në pajtim me rekomandimet. Me atë rast, sqaroi se zgjidhet edhe problemi që ishte paraqitur paraprakisht në praktikë, rreth transportit të materialit zgjedhor dhe kur një komunë ka llogari të bllokuar.

“Këtu janë inkorporuar rekomandime nga OSBE dhe ODIHR, maksimalisht dilet përballë të gjithëve”, nënvizoi Stojanovski.

Musa Xhaferi tha se tërë kësaj i ka paraprirë informimi i pamjaftueshëm, ndërsa Arbana Pasholli shtoi se ishin anashkaluar dje nuk ishin konsultuar në proces.

“Kodi zgjehdor është baza mbi të cilën ndërtohet besimi tek qytetarët në procesin zgjedhor dhe kjo bazë nuk mund të lëkundet me vendime të njëanshme”, theksoi Pasholli.

Diana Toska shfaqi dyshim dhe siç tha, kjo është shkelje e demokracisë dhe humbje e besimit tek qytetarët në procesin zgjedhor. Duhet, shtoi ajo, koordinim, transparencë dhe debat publik.

Pasi kaloi në Komisionin kuvendor, Propozim ligji shkon në mbledhje plenare.

Paraprakisht, shoqata qytetare reguan se Kodi zgjehdor është bërë armë kundër të pavarurve. Ata theksuan se me Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim, shkelet vendimi që e solli Gjykata kushtetuese për heqje të ndryshimeve paraprake kundërkushtetuese të Kodit zgjehdor, që Kuvendi i ka sjellë në mars të vitit 2024.

Sipas tyre, e njejta ka ndodhur edhe me propozimet e tanishme.

Më pas shtuan se është e palejueshme dhe mosrespektim flagrant dhe shkelje e vendimit të Gjykatës kushtetuese.

“Vendim, i cili qartë thotë – nuk guxon të ketë rritje të numrit të nevojshëm të nënshkrimeve për propozim të kandidatëve të pavarur. Ne do të parashtrojmë amandamente të ndryshimeve të propozuara të partive, në pajtim me mendimin e Gjykatës kushtetuese dhe Kushtetutës”, kumtuan shoqatat e pavarura qytetare.