Bota

Trump mes spekulimeve se SHBA-ja mund t’u bashkohet sulmet ndaj Iranit: Mund ta bëj, mund të mos e bëj

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vazhduar ta mbajë derën hapur për atë që SHBA-ja t’u bashkohet sulmeve të Izraelit kundër Iranit, duke deklaruar se durimi i tij me Teheranin “tashmë ka mbaruar”, transmeton Anadolu.

“Mund ta bëj. Mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj. Mund t’ju them këtë, Irani ka shumë probleme dhe ata duan të negociojnë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë një ceremonie.

“Java e ardhshme do të jetë shumë e madhe, ndoshta më pak se një javë”, shtoi ai.

I pyetur nëse beson se tani është tepër vonë për të rifilluar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, Trump tha se “në të vërtetë asgjë nuk është tepër vonë”.