Pas mesnate sërish do të rritet çmimi i naftës në Maqedoni
Çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut do të shtrenjtohet sërish pas mesnate. Pas shtrenjtimit të djeshëm për 2,5 denarë, sot Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që çmimi i naftës të rritet edhe për 2 denarë shtesë. Sipas vendimit të KRRE-së, një litër naftë pas mesnate do të kushtojë 72 denarë.
Çmimet e derivateve pas mesnate:
Nafta – 72,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 70,0 den/l
Benzina BS-95 – 76,0 den/l
Benzina BS-98 – 78,0 den/l
Gazi 42,0 den/l
Metani 61,0 den/l