Prokuroria për vrasjen në Baticnë: Autori është identifikuar, por është në arrati!
Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se është identifikuar i dyshuari për vrasjen e 50-vjeçarit A.M. në Baticnë, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, i njëjti është në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.
“Për ngjarjen në Batincë, prokurori publik kujdestar kreu inspektim në vendin e ngjarjes dhe dha urdhra e udhëzime për mbledhjen e provave. Autori është identifikuar, por është në arrati dhe po kërkohet”, thonë nga Prokuroria.