RajoniTop Lajme

Presidentja e Kosovës, Osmani ndan medalje presidenciale për emigrantët shqiptarë në SHBA

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, pati një takim të veçantë me mërgatën shqiptaro-amerikane. Ajo u ndau medalje presidenciale individëve nga diaspora që dhanë kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.

Osmani theksoi se, në vitet ’80 dhe ’90, kur populli shqiptar në Kosovë ishte nën kërcënimin e regjimit shtypës dhe gjenocidal të Millosheviqit, mërgata shqiptaro-amerikane u bë mbështetje e rëndësishme. Ajo shërbeu si një simbol i besimit dhe shpresës, duke kontribuar jo vetëm për mbijetesën e kombit shqiptar, por edhe për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Gjatë këtij aktiviteti, janë ndarë medalje të rëndësishme, si “Urdhri i Pavarësisë” dhe “Hasan Prishtina”, për individët që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës.