Faton Ahmeti zgjidhet shef shtabi i BDI-së: Përgjegjësi dhe përkushtim për një fitore historike në zgjedhjet e tetorit
Sekretari Gjeneral i Bashkimit Demoktarik për Integrim zgjidhet shef shtabi i BDI-së për zgjdhjet lokale, shkruan albazone media.
Njoftimi nga Faton Ahmeti:
Është një përgjegjësi e veçantë të marrësh besimin e Kryetarit z. Ali Ahmeti dhe të Kryesisë Qendrore të BDI-së për të udhëhequr Shtabin Qendror Zgjedhor në një periudhë vendimtare për të ardhmen politike të vendit dhe të popullit shqiptar.
Këtë detyrë e pranoj me përkushtim të plotë dhe me vetëdije të thellë për sfidat që na presin. Përpara kemi një proces zgjedhor që do të përcaktojë drejtimin e zhvillimeve të ardhshme – jo vetëm për subjektin tonë politik, por për të gjithë shoqërinë dhe për aspiratat legjitime të popullit tonë.
Së bashku me aktivin politik, me strukturat organizative dhe me mbështetjen e palëkundur të qytetarëve tanë, do të punojmë për të siguruar një fitore që forcon stabilitetin, vazhdon rrugën evropiane, nxit zhvillimin ekonomik dhe garanton përfaqësim të denjë e efektiv të shqiptarëve në institucionet vendimmarrëse.
Zgjedhjet e tetorit nuk do të jenë një garë e zakonshme – ato do të jenë një referendum për drejtimin që dëshirojmë të ndjekim si shoqëri dhe si komb. Ne ofrojmë vizion, përvojë dhe fjalë të mbajtur.
E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet sot. Dhe ne do të jemi aty – të bashkuar, të vendosur dhe fitimtarë. Vetëm një koalicion i bashkuar i forcave politike shqiptare mund ta kthejë votën tonë në forcë vendimmarrëse – jo për të qenë spektatorë, por për të qenë përcaktues në drejtimin e vendit dhe garant të orientimit evropian.